Në ndeshjen e hapëse të javës së 11-të të Ligës së parë franceze PSG-ja edhe pse na Neymar të pezulluar ka mposhtur Nisën me një rezultat të pastër 3-0 në Park De Princ. Dyshja që zgjidhi ndeshjen është Di Maria-Cavani pasi në dy golat e parë argjentinasi ka krijuar rastin dhe uruguajani ka shënuar. Në minutën e 3-të Cavani shënoi golin e parë .
/Shqiptarja.com
Sulmuesi uruguajan u zhyt dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë pas krosimit të Di Marias. Ndërsa golin e dytë Cavani e shënoi po në pjesën e parë në minutën e 31-të pasi dribloi edhe portierin kundërshtar. Në fillimin e pjesës së dytë braziliani Dante shënon në portën e tij dhe PSG-Nisë mbyllet 3-0. Djemtë e drejtuar nga Unai Emeri shkojnë në 29 pikë +7 nga Monaco e vendit të dytë.
dy.b/shqiptarja.com









