Ligue 1, thyhet Lyon, derbi shkon
për Saint Ettiene

Ligue 1, thyhet Lyon, derbi shkon<br />për Saint Ettiene
Nuk ka qenë aspak e lehtë për Lyon-in ndeshja e mbrëmjes së djeshme përball Saint Ettiene, ku vendasit fituan me rezultatin 2 me 0.
 
Një gabim i Lyon në fazën mbrojtëse në minutën e 9-të, u ka kushtuar shumë miqve, ku Saint Ettiene arriti të realizonte golin e avantazhit me anë të Monnet Paquet.
 
Ndërkohë në minutën e 22-të, me anë të një kundërsulmi të shpejt, vendasit do të arrinin të shënimin golin e dytë, i cili mban emrin e Hammouma.
 
Vendasit u rikthyen në fushë më të qetë gjatë pjesës së dytë, ku arritën ta administronin lojën shumë mirë dhe pavarësisht  përpjekjeve të Lyonit për të ndryshuar rezultatin, arritën ta mbronin atë.
 
Nga ana tjetër Lyoni e ka mbyllur ndeshjen me vetëm 9-të lojtarë në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Ghezzal dhe Tolisso.
 
Lyon ndodhet tashmë vetëm 1 pikë  para Sant Ettiene në vendin e katërt, me 37 pikë ndërkohë që Sant Ettiene e ndjek me 36 pikë në vendin e 5-të.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos