TIRANË- Vepra penale të cilën ka konsumuar 23-vjeçarja Desara Mancellari është e rrezikshme dhe dënohet deri në 10-vite burg, ndaj ajo do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve, u shpreh sot Gjykatësja Blerina Muca.
Vetë Desara, e pranishme në gjykatë nuk foli asnjë fjalë dhe preferoi të mbrohej nëpërmjet avokatit.
Desara Mancellari është vënë nën akuzë për shkatërrimin e pronës me zjarr pasi dy netë më parë në rrugën “Kokonozi” në kryeqytet, dogji 4 automjetet në pronësi të babit të ish të dashurit të saj, Filip Papajani.
Sipas prokurorisë, Desara pas ndarjes nga i dashuri, kishte blerë në karburant pak orë para ngjarjes 1.5 litra benzinë me të cilën më pas i ka vënë flakët mjeteve të parkuara.
Por, avokati Ferdinand Doja u shpreh se 23-vjecarja është dhunuar nga familja Papajani.
Versioni i dhunimit të 23-vjecares u bë publik dhe një ditë më parë nga kushërira e saj, e cila shpërndau në media mesazhet në Facebook të Filipit me Desarën. Ndërsa nga ana e tij, Filip Papajani i kontaktuar nga ReportTv u shpreh se ndarja ka ardhur pas vendimit të tij për shkak të mosmarveshjes në cift dhe jo për dhunë.

(Desara Mançellari në gjyq)
/Shqiptarja.com

VIDEO