“Arrest me burg” është masa e dhënë sot ndaj ish-kujdestares së shtëpisë së Foshnjes në Durrës, 44-vjeçares Dafina Fama.
Edhe pse avokatja mbrojtëse e Famas kërkoi një masë më të lehtë sigurie ndaj ish-kujdestares, gjyqtari i çështjes nuk ka qenë i të njëjtit mendim.
Avokatja tha se klientja e saj është gjendje depresioni, madje se është edhe shtatzënë. Ndërkohë, gjyqtari kërkoi të fillohej menjëherë gjykimi i çështjes, pasi sipas tij, provat jane gati.
Por, mbrojtësja e interesave të ish-kujdestares në këtë proces gjyqësor kërkoi më tepër kohë. Si përfundim, seanca e parë u vendos të mbahet më orën 1:30 të datës 15 prill, në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës.
Fama akuzohet për keqtrajtim të të miturve. Konkretisht, ajo akuzohet se ka dhunuar një 3-vjeçar në Shtëpinë e Foshnjës në Durrës. Rasti është bërë publik nga media disa ditë më parë, ndërsa Fama u shkarkuar pas dhunimit të foshnjës.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO