Është lënë burg gjyqtari i Gjykatës Themelore të Pejës, Sali Berisha i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe marrje ryshfeti.
Vendimi ndaj Berishës është dhënë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
" Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit S.B i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.B në cilësinë e personit zyrtar,gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë, kishte shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke kaluar kompetencat e tij me qëllim që të përfitoj dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme. Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së." shkruhet në komunikatën e Gjykatës së Prishtinës.
Komento