Lihet në burg biznesmeni Renato Çaushi, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe është mik me Elton Çiçën, të vrarë në 1 maj të 2015-së. Dy ditë më parë policia ka arrestuar Renato Çaushin, që njihet edhe me emrin Andrea Çaushi.

Ka qenë një hetim 2-vjeçar i Prokurorisë italiane me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Shqipëri, i cili ka zbuluar se Çaushi drejtonte një rrjet ndërkombëtar për trafikun e narkotikëve.

Renato Çaushi lëvizte me makinë të blinduar
Burime të Report TV bëjnë me dije se Renato Çaushi është arrestuar në momentin që po lëvizte me një makinë të blinduar në Tiranë. Kanë qënë oficerë të RENEAS dhe FNSH që kanë vënë në pranga biznesmenin.

Gjithashtu burime nga prokuroria thonë se Renato Çaushi dyshohet si personi që drejtonte rrjetin e kanabisit në jug të vendit, sidomos në zonën e Tepelenës. Çaushi ishte mik i ngushtë me Elton Çiçën dhe dyshohet se lidhjet e tyre të ngushta kanë qënë edhe për kanabisin.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria italiane kanë dalë në përfundimit se një sasi droge e kapur në vitin 2016 ishte e Renato Çaushit.

Në atë kohë 600 kg drogë u tentuan të trafikohej drejt Italisë, por skafi u zbulua dhe droga u hodh në det. Për këtë rast dy prokuoritë kanë bërë përgjime dhe kanë zbuluar se ishte pikërisht Renato Çaushi që drejtonte këtë rrjet.

Gjithashtu dy ditë më parë, me urdhër të prokurorisë, Policia ka arrestuar edhe miqtë e Renato Çaushit.

Ata janë: Andrea Mita, Kasem Piluri dhe Alti Rramolli. Ndërkohë për këtë sasi droge janë arrestuar në vitin 2016 edhe 7 persona të tjerë, të cilët gjithashtu ishin pjesë e rrjetit që drejtohej nga Renato Çaushi. Gjykata e Krimeve të rënda e ka lënë në burg Çaushin, i cili ka disa biznese në Tiranë, por edhe në q
qytete të tjerë.

Masa e sigurisë është dhënë nën masa të rrepta sigurie.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com