Lija e majmunit/ Si transmetohet tek njerëzit, çfarë shenjash shfaqen dhe sa zgjasin simptomat

Lija e majmunit/ Si transmetohet tek njerëzit, çfarë shenjash shfaqen dhe sa zgjasin simptomat

Foto ilustruese

Teksa OBSH ka paralajmëruar rritje të rasteve me lijën e majmunëve, Instituti i Shëndetësisë në Kosovë ka shpjeguar si transmetohet tek njerëzit, shenjat klinike të virusit dhe sa zgjasin simptomat. Lija e majmunëve shkaktohet nga virusi i lisë së majmunëve, anëtar i gjinisë Orthopoxvirus në familjen Poxviridae. Lija e majmunëve është sëmundje zoonotike virale që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të pyjeve të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore dhe herë pas here eksportohet në rajone të tjera.

Shfaqet klinikisht me ethe, skuqje dhe ënjtje të nyjeve limfatike dhe mund të çojë në sërë komplikimesh mjekësore ndërsa simptomat që zgjasin nga 2 deri në 4 javë. Mund të ndodhin raste të rënda. Kohët e fundit, raporti i fatalitetit të rasteve ka qenë rreth 3-6%. Lija e majmunit transmetohet te njerëzit nëpërmjet kontaktit të ngushtë me person ose kafshë të infektuar, ose me material të kontaminuar me virusin. Virusi transmetohet nga një person te tjetri nëpërmjet kontaktit të ngushtë me lezione, lëngje trupore, pika të frymëmarrjes dhe materiale të kontaminuara si shtrati.

Paraqitja klinike e lisë së majmunëve i ngjan asaj të lisë, një infeksion i lidhur me ortopoksvirusin i cili u shpall i çrrënjosur në mbarë botën në vitin 1980. Lija e majmunëve është më pak ngjitëse se lija dhe shkakton sëmundje më pak të rënda.

Vaksinat e përdorura gjatë programit të çrrënjosjes së lisë ofruan gjithashtu mbrojtje kundër lisë së majmunëve. Janë zhvilluar vaksina më të reja nga të cilat njëra është miratuar për parandalimin e lisë së majmunëve. Një agjent antiviral i zhvilluar për trajtimin e lisë është licencuar gjithashtu për trajtimin e lisë së majmunëve.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme vendore?



×

Lajmi i fundit

Ikën Ahmetaj, në Vlorë drejtuese qarku Elisa Spiropali! Klosi shkon në Shkodër, Majko në Kukës

Ikën Ahmetaj, në Vlorë drejtuese qarku Elisa Spiropali! Klosi shkon në Shkodër, Majko në Kukës