Barnat e rimbursueshme, kryetarja e Urdhrit të Farmacistëve: Likujdimi përfundon të shtunën

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të nisë nga sot procesin e likujdimit të farmacive për të gjithë barnat e rimbursueshme.

Kryetarja rajonale e Urdhrit të Farmacistëve Laurela Zani, u shpreh se ky proçes do të përfundojë deri ditën e shtunë.

Sapo takuam tek pjesa e fondit nën drejtoreshën që na sqaroi për problemet që ka farmaceutika sot. Dhe na siguroi se që nga sot do të fillojë likujdimi i të gjithë recetave të rimbursueshme që nuk janë rimbursuar për muajin tetor dhe nëntor për gjithë Tiranën, ndërkohë po e njëjta frymë do të jetë edhe për farmacitë e Shqipërisë.

Laurela Zani, Kryetarja e Urdhrit të Farmacistëve 

Farmacistët kishin paralajmëruar mëngjesin e së hënës një protestë, por që në nisje të saj janë pritur nga nëndrejtoresha e fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Albana Çela.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale