Likujdimi i pagave të naftëtarëve të Ballshit irriton grevistët e Poçemit: Do vetëflijohemi! Defekt në linjën e tensionit të lartë

FIER- Pëmbushja e kërkesës së naftëtarëve të Ballshit për dhënien e tre pagave çka solli edhe mbylljen e grevës së tyre, ka sjellë një irritim të punonjësve të sistemit të Pompimit në Poçem. Ata thonë se kjo është e padrejtë për sa kohë kanë qenë ata të parët që kanë kërkuar likujdimin e 27 pagave të prapambetura, prej të cilave i janë premtuar vetëm 7, ndërsa kërcënojnë se do të shkojnë deri në vetëflijim.

"Ne ndihemi shumë të ofenduar. Jemi të parët që u futëm grevë urie. Me këtë veprim që bënë ata duke i plotësuar kërkesat uzinës, nuk di çfarë mund të bëjnë grevistët këtu. Mund të shkojnë në vetëflijim. Ne na janë premtuar 7 rrogat e fundit, duke mos marrë parasysh se kemi 27 rroga. Ne po i kërkojmë në shtet se kemi punuar për shtetin. Ne jemi të irrituar sepse ne nuk na ka kaluar asnjë lekë. Fidri është staktuar vetë. Unë jam pa drita prej 24 orëve. Ne kemi deklaruar se jemi në ruajtje të objektit por jo në shërbim të tij. Ne jemi në të drejtën tonë ligjore për të na dhënë bukën e gojës. Problemi qëndron se ne po mundohemi të mos arrijmë në veprime të paligjshëm por zemërimi është i pakufinjtë dhe nuk e di se çfarë mund të bejmë. Irritimi kaloi kulmin dhe ata kanë mbyllur pronën prapë. Ne duam të drejtën tonë", thonë grevistët.

Ndërkohë një defekt teknik i ndodhur sot në linjën e tensionit të lartë ka shkaktuar akoma më shumë tensione në radhët e grevistëve. Punonjësit thonë se druhen se për këtë incident do të fajësohen ata për shkak të qëndrimit që kanë pasur përgjatë këtyre ditëve si pasojë se moslikujdimit të pagave.

"Ky defekt është i linjës së tensionit të lartë. Do thotë shefi i komisariatit që e rrëzuat ju. Është stakuar komplet nënstacioni. Nëse do vepronim shpejt nuk do ndodhte kjo që ndodhi", shprehen ata

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshatari zemra me mora: 27/02/2020 15:32

    Po ti shoku fshatar cfar kërkon nga pushteti popullor do dhe ti një lopë ? Jo unë nuk dua lopë, por dua që ti ti heqësh lopën atij që ja dhe para mua...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë