Vlora Islami apo e njohur si Lil Vlora tashmë nuk është pjesë e skenës muzikore, ajo është larguar për shkak të martesës dhe lindjes së djalit. Për momentin punon si fotomodele në një agjenci zvicerane dhe bën rolin e nënës. Shpesh udhëton për shkak të punës, ndërsa tregon edhe ndryshimin e jetës dhe vendimin për largim nga muzika për momentin.

Pse u largove nga muzika?

E kam lënë muzikën se u martova, bëra dasëm dhe linda djalin tim.

Na e përshkruaj pak periudhën gjatë shtatzanisë, ka qenë befasi për juve ardhja në jetë e djalit?

Ne ishim shumë të përgatitur për djalin, kemi pasur ndihmën edhe të prindërve si të bashkëshortit  ashtu edhe prindërve të mi.

Po bashkëshorti është kujdesur gjatë shtatzënisë, si është ai si prind i ri?

Gjatë shtatzënisë bashkëshorti është kujdesur shumë për mua, shtatzënia ka kaluar shumë mirë. Kam bërë shumë shëtitje për relaks dhe për të shkuar koha sa më shpejt. Po edhe tani pas shtatzënisë ai kujdeset shumë për djalin bashkë me mua. 

Sa të vështirë e ke pasur largimin nga muzika derisa ishe në kulmin e saj?

Nuk ishte edhe shumë e vështirë të largohem derisa ishte në pyetje familja ime, por edhe të lehtë nuk e kam pasur pasi që e kam dashur shumë muzikën.

E ke në plan tani rikthimin tënd?

Një herë për njehërë jo sepse e kam djalin akoma të vogël dhe nuk kam kohë, ndoshta më vonë ku i dihet.

Me çfarë je duke u marrë për momentin?

Unë për momentin bëj rolin e nënës dhe punoj njëkohësisht bashkë me djalin si fotomodel për një agjenci të njohur zvicerane. Udhëtoj shumë dhe gjithë kohën jam në lëvizje bashkë me familjen time, kam vizituar vende të ndryshme si Dubai, St. Moriz, Rimini etj. Ndërsa surprizë për këtë vit të ri kam një projekt humoristik ku dal bashkë me burrin dhe djalin tim tek projekti i Mister X.
 
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)