“Besoj ka ndikuar paraqitja e bërë te trajneri Panuçi për këtë grumbullim. Jam i lumtur dhe në fakt e prisja, pasi kam punuar fort për të shkuar në Kombëtare. Sigurisht që ka shërbyer Skënderbeu në këtë arritje. Viti më i suksesshëm në aspekt personal, pasi përveç sukseseve të klubit, jam shpallur dhe lojtari më i mirë i vitit. Është shpejt për të folur për titullin kampion derisa matematikisht nuk është mbyllur, por duam ta mbyllim sa më shpejt”, – u shpreh Lilaj.

(Sabien Lilaj, fubollist i kombëtares)
Ndërsa Enis Gavazaj, edhe pse ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare U-19 dhe U-21, në Kombëtaren e drejtuar nga Panucci grumbullohet për herë të parë dhe ky është një emocion i veçantë për të.
“Si çdo futbollist, edhe unë gjithmonë kam ëndërruar të përfaqësoj ngjyrat kuqezi. Ftesa e Kombëtares është padyshim një nga arritjet më të mëdha. Padyshim që Skënderbeu është një trampolinë e mirë për kombëtaren. Kam bërë padiskutim zgjedhjen më të mirë, pasi kam qenë pjesë e grupmoshave të Kombëtares shqiptare. Besoj se kampionati është i mbyllur.” – tha Gavazaj.

(Enis Gavazaj, futbollist i kombëtares)
Lilaj dhe Gavazaj do të luajnë të dielën ndaj Luftëtarit në Korçë, ndërsa të hënën pasdite do të jenë nën urdhërat e Panuccit për stërvitjen e parë.
Redaksia Online
A. S/Shqiptarja.com

VIDEO









