Lily Allen imiton performancën
ekstravagante të Beyonce

Lily Allen imiton performancën<br />ekstravagante të Beyonce
Gjatë performancës së saj mbrëmjen e djeshme në Londër, këngëatrja Lily Allen u shfaq e veshur si diva Beyonce dhe performoi hitin e saj “Drunk in love”.

Ajo imitoi performancën e bujshme të Beyonce gjatë ndarjes së çmimeve Grammy me partnerin Jay-Z.

Allen u shoqërua nga balerinë gjysmë të zhveshur gjatë interpretimit të “nxehtë” në një klub nate.

lily allen

Këngëtarja promovoi albumin e saj të ri G.A.Y.

E veshur me një palë të brendshme të zeza, ndërkohë që sipër kishte hedhur një copë transparente Allen u përpoq të imitonte çdo lëvizje të Beyonce.

Lilly prezantoi këngët e albumit të ri, duke ndërruar nga një veshje për çdo këngë.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor