Limaj lë mundësinë e hapur për
koalicion edhe me PDK-në e Thaçit

Limaj lë mundësinë e hapur për<br />koalicion edhe me PDK-në e Thaçit
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Nisma brenda tre muajve ka arritur të shtrihet në gjithë territorin e Kosovës dhe ka arritur objektivat e saj. Ai tha se janë të hapur për koalicion, duke mos përjashtuar edhe PDK-në.

Sipas tij, Nisma për Kosovën do ta mbrojë fuqishëm zërin e qytetarëve tëKosovës. Kurse, i pyetur se a do hynë në koalicion me PDK-në, Limaj nuk ka thënë një përgjigje të sakt, duke u arsyetuar se presin certifikimin e rezultateve.

“Ne presim certifikimin e rezultateve zgjedhore dhe nuk e di çfarë koalicioni ka njëherë për njëherë sepse besoj që ju nuk lexoni njëherë mirë rezultatet, njëherë nuk e dimë kush, se si do të lexohen këto rezultate, pas leximit të rezultateve do ta keni qëndrimin tonë pa ekuivokë....Ne duhet të shohim certifikimin e rezultatit zgjedhor deri në fund si do të shkojë, çfarë koalicione do të ndërtohen, kush do të ofrojë koalicione dhe mbi bazën e saj ne do ta japim përgjigjen”, kadeklaruar Limaj.

Ai po ashtu tha se Nisma për Kosovën për tre muaj ka bërë punë të jashtëzakonshme, duke arritur të shtrihen në tërë Kosovën.

“Për tre muaj në bashkë kemi bërë një punë kolosale, të jashtëzakonshme, me qindra mijëra njerëz anekënd Kosovës. Kemi arritur edhe të shtrihemi edhe të formohemi edhe të konsolidohemi fuqishëm në skenën politike të Kosovës dhe tani Kosova do të ketë edhe një grupacion tjetër parlamentar të quajtur NISMA për Kosovën e cila do të jetë grup i fuqishëm siç kam thënë edhe në prononcimet e mëhershme dhe ju do të shihni që ne do të jemi zëri i fuqishëm i qytetarëve të Kosovës. Edhe ata që na kanë votuar edhe ata që s’na kanë votuar”, ka thënë Limaj./KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring

U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring