Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherazi zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka përkujtuar Luan Haradinajn në 21 vjetorin e rënies.
Përmes një postimi në rrjetin social, facebook, Limaj ka shkruar se Luan Haradinaj i takonte brezit të parë të luftës së UÇK-së.
Vepra dhe sakrifica e Luanit dhe luftëtareve tjerë të UCK-së, janë gurthemeli i Kosovës së lirë. Republika e Kosovës, do t’i nderojë përjetë të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për Luanin dhe gjithë dëshmorët e tjerë.
Fatmir Limaj, Zëvendëskryeministër i Kosovës