Lind foshnja e parë në Britani me tre prindër gjenetikë! Dhurimi mitokondrial parandalon sëmundjet e trashëgueshme

Ka lindur në Britaninë e Madhe foshnja e parë e krijuar nga tre prindër gjenetikë. Mjekët krijuan një fëmijë me tre prindër për të parandaluar sëmundjet e trashëguara, duke përdorur një teknikë të njohur si trajtimi i dhurimit mitokondrial. Sëmundjet mitokondriale janë të pashërueshme dhe mund të jenë fatale brenda ditëve apo edhe orëve pas lindjes. Shumë ccifte kanë humbur fëmijë për shkak të këtyre komplikacioneve dhe kjo teknikë shihet si e vetmja mundësi që ato të kenë një fëmijë të shëndetshëm. ADN-ja bërthamore i jepet fëmijës nga nëna dhe babai, të cilat përcaktojnë karakteristikat kryesore si personaliteti dhe ngjyra e syve. Procedura e një dhurimi të tillë i lejon gratë të ndërrojnë mitokondritë e tyre të sëmura me mitokondritë e shëndetshme, të marra nga veza e një gruaje të dytë, ose sic quhet prindi i tretë. Ndërsa foshnja teknikisht do të ketë dy nëna, nëna e dytë në secilin rast nuk do të ketë lidhje reale gjenetike me fëmijën, duke kontribuar vetëm me 0.1% të ADN-së së saj.

Autoriteti i Fertilizimit dhe Embriologjisë Njerëzore nuk ka dhënë një numër të saktë të foshnjave të lindura sipas kësaj teknike me qëllim mosidentifikimin e tyre, por tha se numri i fëmijëve me mitokondri të dhuruar nëpër botë ishte më pak se pesë që nga 20 prilli 2023. Britania u bë vendi i parë në botë që legalizoi foshnjat me tre prindër në vitin 2015.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot