Janë fejuar në Ditën e Dashuruarve dhe duket se janë të lumtur me njëri-tjetrin. Këngëtarja, Linda Halimi dhe reperi Big D, ndihen shumë mirë pranë njëri-tjetrit. Këtë na e tregojnë mëse miri edhe këto fotografi, të cilat janë publikuar në faqen zyrtare në Facebook, të këngëtares Linda Halimi. Linda dhe Big D e kurorëzuan lidhjen e tyre me fejesë në 14 shkurt, por Linda nuk e tregoi se kush ishte fatlumi përkrahë saj, ndërsa Big D po atë ditë bëri të ditur në Facebook-un e tij se ishte fejuar.