Linda ka fituar garën për zërin më të mirë në një konkurs që është mbajtur në Atlanta.
Këngëtraja Halimi është shprehur mjaft e ngazëllyer për këtë fakt.
“Jam shumë e lumtur që fitova në këtë garë dhe do ta hap koncertin gjigant madhështor në parkun e famshëm ‘Centenial’ në Atlanta”, ka thënë ajo për mediat kosovare.
Në eventin e mbajtur kanë performuar emra të njohur të muzikës para 25 mijë personave.
“Ky është promovim dhe nder i madh për mua dhe ndjej dashurinë që po më jep Amerika në vlerësimin e talentit tim, gjithmonë duke treguar me krenari që vijë nga Kosova dhe duke treguar vlerat tona si shtet i ri”, është shprehur më tej Linda.
Këngëtarja kosovare, e cila është mjaft active në rrjetet sociale ka publikuar vazhdimisht foto gjatë momenteve të punës në studio me emra të huaj.
(b.t/shqiptarja.com)