Linda Halimi, e suksesshme në Amerikë

Linda Halimi, e suksesshme në Amerikë
Këngëtarja kosovare Linda Halimi, e cila po zhvillon karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se po arrin majat e suksesit.

Linda ka fituar garën për zërin më të mirë në një konkurs që është mbajtur në Atlanta.



Këngëtraja Halimi është shprehur mjaft e ngazëllyer për këtë fakt.

“Jam shumë e lumtur që fitova në këtë garë dhe do ta hap koncertin gjigant madhështor në parkun e famshëm ‘Centenial’ në Atlanta”, ka thënë ajo për mediat kosovare.



Në eventin e mbajtur kanë performuar emra të njohur të muzikës para 25 mijë personave.

“Ky është promovim dhe nder i madh për mua dhe ndjej dashurinë që po më jep Amerika në vlerësimin e talentit tim, gjithmonë duke treguar me krenari që vijë nga Kosova dhe duke treguar vlerat tona si shtet i ri”, është shprehur më tej Linda.



Këngëtarja kosovare, e cila është mjaft active në rrjetet sociale ka publikuar vazhdimisht foto gjatë momenteve të punës në studio me emra të huaj.

(b.t/shqiptarja.com)

8/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin