Linda Halimi është fituesja e
Festivalit të Këngës në RTSH

Linda Halimi është fituesja e<br />Festivalit të Këngës në RTSH
Lindita Halimi me këngën “Botë” u shpall fituese e Festivalit të 55-të këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Pas kësaj trofeje Linda Halimi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. “Do të mundohem të mos ju zhgënjej”, tha këngëtarja.

Fitorja e Halimit sipas drejtuesve te festivalit erdhi nga votat e jurisë së specialistëve dhe publikut nëpërmjet Fejsbukut. Nata e tretë finale e Festivalit të 55-të ka nisur me një retrospektivë mbresëlënëse.

Duke përdorur teknikën e halogramës u shfaq ikona e muzikës shqiptare Vaçe Zela, me hitin e saj “Moj e bukura Shqipëri”. Shfaqja vërtetë magjike u duartrokit gjatë nga publiku.

Një tjetër moment ishte prania e sopranos me famë botërore Inva Mula, e cila risolli edhe njëherë në memorien e publikut këngën e babait të saj, artistit të njohur Avni Mula, “Shqipëri o vendi im”.

U duartrokit edhe kolazhi i përzgjedhur nga këngët e festivaleve ndër vite në Radiotelevizionin shqiptar kënduar nga Ledina Çelo dhe Sidrit Bejleri.

Në natën e parë të festivalit prezantuesja Ledina Çelo është shfaqur më zhveshur se kurrë në jetën e saj skenike. Kjo mënyrë prezantimi ende është objekt i debateve nëse formati i festivalit tradicional të këngës duhet të ketë edhe mënyra të tilla prezantimi.

Festivali i 55-të i Këngës e ka mbyllur siparin e tij, por debatet rreth tij që kanë nisur që natën e parë pritet të vazhdojnë gjatë, jo vetëm për probleme të prezantimit, por edhe të skenarit e të profesionalizmit muzikor.


  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre