Linda Halimi kalon me sukses 
fazën e 3-të, mes 120 më të mirëve

Linda Halimi kalon me sukses <br />fazën e 3-të, mes 120 më të mirëve
"Ia dola të kualifikohem në raudin tjetër...përsëri", kështu ka shkruar këngëtarja Lindita Halimi në një postim në Facebook, ku ka njoftuar të gjithë fansat e saj që ia ka dalë të marrë përgjigje pozitive edhe në fazën e 3-të eliminatore të "American Idol". Raundi i tretë përfshinte konkurimin mes grupeve, ndërsa kanë mbetur vetëm 120 këngëtarë në konkurim, mes tyre edhe këngëtarja shqiptare.

"Ndjehem shumë shumë e privilegjuar të jem në mesin e 120 më të mirëve, nga mijëra konkurrentë në gjithë USA në ‪#‎AmericanIdol‬ !!! Java e Hollywoodit është java më e veshtirë që kam kaluar ndonjëherë në jetën time artistike. Niveli i presionit është brutal, andaj gati sa nuk vdesim kur na thërrasin emrat që kemi kaluar edhe një fazë. Ndonjëherë s'dimë edhe të gëzohemi shumë nga lodhja, ku mezi pres të shtrihem diku në tokë të fle 30 minuta...për të filluar punën me fazën tjetër...Nuk di si ta përshkruaj një ndjenjë të tillë... Falemnderit të gjithëve shumë shumë për mbështetjen dhe dashurinë. Ju dua pafund," ka shkruar 26-vjeçarja, që ka bërë jehonë me historinë e saj të rënies drastike në peshë, ende e emocionuar nga fitorja në një terren shumë të vështirë siç është ai i American Idol. 

Aktualisht audicioni i Lindita Halimit është i treti më i klikuari në faqen zyrtare të American Idol dhe mbështetja ka qenë e madhe jo vetëm nga shqiptarët. Këngëtarja tashmë ka krijuar bazën e saj të fansave gjithnjë në rritje edhe në SHBA.
lindita halimi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'