Këngëtarja ka pohuar se në karrierën e saj do të ketë shumë ndryshime. Por ajo ka hezituar të japë më shumë detaje rreth këtij ndryshimi.
“Ka ndodhur diçka shumë e rëndësishme në karrierën time, e që do ta kuptoni shpejt arsyen. Më 27 mars mbyllen profilet e mija në Facebook, përveç Fan Page që do ta kontrolloj herë pas here e do të lajmëroj për gjithçka te re, e që do të ketë shumë. Do të lajmërohem shumë shpejt nga Amerika, me te rejat e fundit”, është shprehur Linda.
Këngëtarja kosovare, e cila bëri famë pasi triumfoi në festivalin e muzikës shqiptare Top Fest 6 në vitin 2009, muajin e kaluar është fejuar, por ende nuk ka zbuluar emrin e të fejuarit të saj.
SU/ Shqiptarja.com