Linda Rama në një rrëfim të rrallë, ja ninullat që i këndon më të voglit të shtëpisë, Zahos

Linda Rama në një rrëfim të rrallë, ja ninullat që i këndon më të voglit të shtëpisë, Zahos

Linda Rama

Linda Rama ishte pjesë e programit "Në kurthin e Piter Panit" ku së bashku me fëmijët kanë kënduar ninullat që ajo i këndon Zahos, djalit të saj. Ajo është përballur me pyetje nga më të ndryshme sa thumbuese po aq të sinqerta.

Pyetjet më të shumta ishin rreth kryeministrit sepse fëmijët donin të dinin se si është ai në jetën e përditshme. Fëmijët e kanë pyetur nëse a është nevrik Edi Rama në shtëpi ashtu siç është në televizor e ajo është përgjigjur që ai është gjithmonë i vërtetë. Më pas kanë vijuar me pyetje të tjera si:

Fëmijët: Ju, a i bini pianos, se më dukeni si mësuese pianoje?

Linda Rama: Kam pasur një ëndërr të hershme fëmijërie që të luaja piano, edhe ndonjëherë kam marrë tek-tuk edhe ndonjë mësim si të luaj në piano.Mirëpo ka mbetur akoma ëndërr që më shoqëron dhe ndonjëherë ulem në piano, atëherë kur dua ta zgjoj ëndrrën që të mos më ikë ëndrra dhe më bie në gjumë, dhe kështu kam edhe atë fëmijën brenda vetes që e mbaj me vete dhe është shumë mirë që të keni ndonjë ëndërr që nuk e realizojmë, pasi na mban ëndrra me vete dhe kemi edhe fëmijën me vete. 

Linda Rama këndoi një nga ninullat, të cilat ja këndon më të voglit të shtëpisë, djalit të saj, Zaho.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë