'Lindi nga bashkimi i dy viruseve'! Misteri i origjinës së Covid-19

'Lindi nga bashkimi i dy viruseve'! Misteri i origjinës së Covid-19

Origjina e Sars-CoV-2 mbetet ende një mister.

Teoria më e mundshme është se virusi që shkaktoi pandeminë Covid-19 ka ardhur nga lakuriqët.

Fenomeni i zakonshëm natyror, ku virusi kapërcen nga një specie në tjetrën është i zakonshëm. Po a ndodhi kjo edhe në rastin e Sars-CoV-2?

Sipas disa shkencëtarëve, po. Të tjerë, si ata të Institutit ‘Francis Crick’, mendojnë për një teori tjetër. Përfundimet e tyre, të mbërritura në fund të një seri analizash krahasuese midis proteinave të viruseve të lakuriqëve dhe koronavirusit të ri, janë shumë interesante. Sipas tyre duket se Sars-CoV-2 ka evoluar "nga rekombinimi i gjenomave të dallueshme të koronavirusit" sepse "një virus i lakuriqit nuk ka gjasa të infektojë qelizat njerëzore".

Hipoteza e rekombinimit

Në rast se hipoteza e rekombinimit do të konfirmohet, mbetet të kuptohet se cilat genome të veçantë përmenden nga studiuesit. Për të thënë të vërtetën, disa muaj më parë, një studim i botuar në ‘Science Advance’, me titull ‘Dalja e SARS-CoV-2 përmes rekombinimit’, paralajmëroi shkrirjen e dy gjenomeve. Por çfarë kuptojmë kur flasim për gjenomë të rikombinuar?

Covid-19 mund të jetë një lloj hibridi ose rezultat i një eksperimenti natyror. Bashkimi midis dy koronavirusëve të veçantë, një ndoshta prej lakuriqëve dhe një prej pangolinave, do të krijonte një patogjen të panjohur. Si? Të dy viruset mund të kenë infektuar të njëjtin organizëm dhe, gjatë procesit, rastësisht, disa fragmente të ARN-ve përkatëse do të ishin bashkuar së bashku duke gjeneruar Sars-CoV-2.

Gjuetia për gjenomet

Sipas studimit, të dy gjenomet i përkasin përkatësisht lakuriqit dhe pangolinës. Por Sars-CoV-2 ka një mutacion gjenetik të ndryshëm nag dy koronaviruset që gjenden te lakuriqtë dhe pangolinat. Sipas studiuesve, një shpjegim i mundshëm për të dalë nga ngërçi është se rikombinimi mund të ketë hyrë te njerëzit dhe se me kalimin e kohës mund të jetë përshtatur gradualisht nga një këndvështrim gjenetik dhe prej këtu ka nisur ‘fluturimin’ nëpër botë... Hipotezë interesante, por ende mbetet për t’u konfirmuar.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjatë fundjavës do të kërkoni harmoni në marrëdhëniet tuaja...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Gjatë fundjavës do të kërkoni harmoni në marrëdhëniet tuaja...çfarë kanë rezervuar yjet për sot