Lindita Komani
Tiranë, 6 Janar / ATSH - Ministria e Kulturës ka njoftuar se pas nënshkrimit të marrëveshjes së MK-së me Tradukin-n, dy autorët shqiptarë, Lindita Komani dhe Eljan Tanini, janë përzgjedhur si shkrimtarë në rezidencën 1-mujore "Marko Marulic" në Split të Kroacisë, e cila mbështetet nga rrjeti evropian i përkthimit Tradukidhe Udruga Kurs-Split .
Dy autorët e kanë kapërcyer pragun e komunikimit me lexuesin në festivalet e poezisë dhe me botimet në revistat letrare në Shqipëri dhe Kosovë sqaron MK.
Eljan Tanini
Ata janë botuar ne revistat POETEKA, ARS, dhe Milosao dhe janë
pjesëmarrës të festivaleve të ndryshme letrare, kombetare dhe nderkombetare, si "Poeteka", "Kikinda", "Rijeka", "Zagreb", etj.
Ata janë autorë te përzgjedhur në Antologjinë me krijimtari nga 12 autorë shqiptarë, botuar dhe promovuar në Zagreb në muajin tetor.
/k.m//a.ke/












