Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës ka bërë analizën vjetore për 2016-ën ku ka prezantuar shkollat me renditjen më të mirë sipas kartës së performancës. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, u shpreh gjatë takimit se ky është viti ku janë marrë më tepër frytet e reformave në arsim.
Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës në analizën e punës së saj një vjeçare rinkofiromoi edhe një herë se Tirana është qyteti që ka numrin më të madh të institucioneve Arsimore, 256 të tilla.
Rrjedhimisht dhe numrin më të madh të nxënësve në institucionet publike dhe private, me 89.949 nxënës. Në fjalën e saj ministrja e arsimit dhe sportit, Lindita Nikolla, publikoi edhe renditjen e shkollave të dala nga karta e performancës.
“Karta e performancës ka sjellë si shkollat më të vlerësuara Jeronim de Radën, Emin Durakun, Edit Durhamin, Sami Frashërin, Ismail Qemalin, Qemal Stafën, etj. Në tregues të posaçëm, kjo është edhe një herë dëshmi tjetër e progresit të bërë. Jam shumë e mbresuar pozitivisht të karta e performancës është kthyer në një sistem profesional standard treguesit të matshëm për të matur punën e shkollave dhe për t’i bërë ato edhe më komptetitive me njëra-tjetrën”, u shpreh ministrja.
Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale Arjola Byzyka vuri theksin tek Reformimi i kurrikulës së gjimnazit, si dhe arsimit parashkollor.
“Fillohet që nga trajnimi i burimeve njerëzore dhe në Tiranë 850 mësues dhe drejtues u trajnuan për arsimin fillo duke qenë se ky ishte hapi i parë i zbatimit të kurrikulës e më pas u 1150 mësues e drejtues u trajnuan në vitin 2016-2017 të cilët u pasuan edhe me mësues të tjerë që ishin pjesë e armatës së sistemit të gjimnazit”, tha Arjola Byzyka.
Përgjatë këtij viti prioritet i DAR Tiranë ka qënë Organizimi i orëve të hapura në shërbim të nxënësit, mësuesit, por edhe të prindërit. Sot në Tiranë janë 17 shkolla të cilat funksionojnë si Qendra Komunitare.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 2992
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24