Lindita Nikolla: Shkolla jo vetëm
qendër studimi por edhe komunitare

Lindita Nikolla: Shkolla jo vetëm<br />qendër studimi por edhe komunitare
Në tre vjetorin e projektit “Shkolla qendër komunitare” ministrja e arsimit dhe sportit, Lindita NIkolla, vizitoi shkollën Andon Zako Çajupi, ku mes të tjerash shpjegoi dhe investimet e bëra në institucionet arsimore, për ti pasur ato jo vetëm si mjedise studimi por edhe qendra komunitare.
 
Vitalizmi i shkollave dhe përdorimi i tyre jo vetëm si mjedis studimi por edhe si qendër komunitare, është projekti që ministria e arsimit dhe sportit ka 3 vite që e ka iniciuar.

Por sot pas 3 viteve ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita NIkolla, ka bërë vizitën në shkollën Andon Zako Çajupi për të promovuar ditët e hapura, të këtij projekti, si dhe ka prezantuar investimet e bëra në institucionet arsimore.
 
Falë projektit “Shkolla Qendër Komunitare” është mundësuar krijimi i Qendrës  Burimore në shkollë,  një hapësirë e cila ofron informacion, pajisje dhe mbështetje , me personel të specializuar për nxënësit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj