BURREL - OST njofton se në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, rreth orës 01.15, është dëmtuar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar përcjellësi i linjës 110 kV Burrel-Suç-Bulqizë.
Për pasojë, kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet e Suçit, Bulqizës, Vajnikut dhe të Peshkopisë, të cilët furnizoheshin nga kjo linjë.
Në afërsi të vendit të dëmtimit, specialistët e OST kanë gjetur një numër të konsiderueshëm gëzhojash arme zjarri. Për këtë, ata kanë njoftuar organet e rendit dhe kanë depozituar kallzim penal mbi autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje.

(gk/aq/shqiptarja.com)