Prej 4 muajsh linja e tragetëve Koman - Fierze, ka dalë jashtë funksionimit të saj. Shkak për këtë situatë të krijuar që e ka kthyer liqenin e komanit në një liqen të vdekur, jane prurjet e shumta të lumit Daice që derdhen në këtë liqen. Banorët shprehen të shqetësuar për situatën e krijuar dhe i bëjnë apel shtetit shqiptar të ndërhyje për zhbllokimin e kësaj situate që ka lënë në vend numëro edhe tragetet që funksionojnë në këtë linjë.

Nga ana tjeter, shpresa e banorëve për zhvillimin e kësaj zone ngelet edhe tek projekti i rrugës Adriatik Alpe, një inisiative e cila ka nisur para disa vitesh por asgjë nuk është bërë gjithë këto vite.

Liqenet e Fierzës dhe Komanit përdoren rëndom edhe për transport udhëtarësh me traget, por nëse ky udhëtim shfrytëzohet për turizëm, ai kthehet në një shëtitje të paharruar, por tashme kjo shetitje e cila eshte shfrytezuar gjate sezonit turistik, mbetet pezull duke e lënë në harrese këtë zonë e cila pervec punonjësve të hidrocentralit, nuk sheh asnjë turist tjetër.