Menjëherë pas kronikës së transmetuar në Report Tv e cila fliste mbi situatën e krijuar në Lezhë, sa i takon rrjetit të amortizuar të sistemit shpërndarës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë elektrike, ka reaguar OSHEE ku ka theksuar se në muajin mars do të nisë së zbatuari një projekt që ka për qëllim riparimin e linjës.

OSHEE shton se, agjencia e Lezhës deri tani ka bërë disa investime me fondet e saj, por tanimë me projektin e ri do të mund të preken 41 kabina, si dhe do të përfitojnë mbi 1 mijë abonentë.

Ky rrjet i tensionit të mesëm,sipas OSHEE është i gjatë prej afro 8.5 km, me 140 shtylla, shtrihet përgjatë një terreni të vështirë, të butë dhe të lagësht, duke sjellë me kalimin e viteve rrëshqitjen e dheut.

Ja deklarata e OSHEE-së
Në lidhje me kronikën mbi problematikën e furnizimit me energji elektrike në zonën e Torovicës, Zyra e Shtypit ne OSHEE sqaron, se;
Agjencia e OSHEE Lezhë e ka ndjekur me shqetesim situatën e krijuar me rrjetin elektrik të zonës Torovicë, të renduar dhe amortizuar me kalimin e viteve, për shkak të mungesës së investimeve të duhuara.
Ky rrjet i tensionit të mesëm, prej afro 8.5 km i gjatë, me 140 shtylla, shtrihet përgjatë një terreni të veshtirë, të butë dhe të lagësht, duke sjellë me kalimin e viteve rrëshkitjen e dheut, për pasojë dhe të bazamentit ku qëndrojnë shtyllat.
Devijimi i linjave për shkak të rrëshkitjes së terrenit ka sjellë shkëputje të rrymës, dhe plot defekte në kohë të ndryshme.
Gjithasesi, Agjencia e Lezhës ka përgatitur në vitin 2015 projektin për riparimin e plotë të rrjetit, ku parashikohen të vendosen mbi 110 shtylla të reja, në anën e terrenit malor, me bazament më të fortë, etj.
Nga ky investim do të preken 41 kabina, si dhe do të përfitojnë mbi 1 mijë abonentë.
Punimet për këtë projekt nisin në muajin mars.
Megjithatë, theksojmë se më herët, Agjencia e Lezhës, ka nisur me fondet e veta riparimin e disa akseve të linjës, siç paraqitet dhe në fotot përkatëse, duke pastruar trasetë, vendosur linja të reja, etj.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com