
Disa linja ajrore aziatike kanë anuluar fluturimet e tyre drejt Izraelit për arsye sigurie. Hainan Airlines, e vetmja linjë ajrore kineze që fluturon midis Kinës dhe Izraelit, pezulloi fluturimet midis Shangait dhe Tel Avivit, ndërsa Cathay Pacific gjithashtu pezulloi fluturimet midis Hong Kongut dhe Tel Avivit.
Linja ajrore Korea Air ka anuluar fluturimin e saj midis qytetit port Incheon dhe Tel Aviv, duke specifikuar se fluturimet e ardhshme nuk do të jenë të gjitha të siguruara.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Mbi 900 të vrarë në Izrael, 687 në Rripin e Gazës! Hamasi kërcënon me ekzekutimin e pengjeve ndërsa Netanyahu sulmon me raketa









