Linjat e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në BE dhe përfshirja e shqiptarëve! Dumani me 4 prokurorë të SPAK në Brazil

Linjat e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në BE dhe përfshirja e shqiptarëve! Dumani me 4 prokurorë të SPAK në Brazil

Altin Dumani

Tirane- Kreu i SPAK Altin Dumani së bashku me 4 prokurorë të tjerë të strukturës kanë udhëtuar drejt Brazilit, në përpjekje për të hetuar çështje të trafikut të drogës nga Amerika Latine ne drejtim te vendeve te BE dhe vendit tonë, ku pjesë e grupeve kriminale atje me rol shumë të rëndësishëm janë bërë edhe shqiptarë dhe grupe kriminale shqiptare. Report Tv mëson se përveç kreut Altin Dumani, në drejtim të Amerikës Latine kanë udhëtuar edhe zv/drejtuesi Adnand Xholi dhe prokurorët Elida Kaçkini e Vladimir Mara.

Për llogari të hetimeve të shqiptarëve të përfshirë në paligjshmëri në Amerikën Latine, gjatë vitit 2023 Prokuroria e Posaçme ka dërguar 3 letërporosi drejt autoriteteve të drejtësisë në Brazil, në përpjekje për zbardhjen e roleve te tyre në dërgimin e ngarkesave me kokainë përmes Atlantikut. Qëllimi i kësaj vizite është ngritja e skuadrave të përbashkëta hetimore për rastet ku shqiptarët janë të implikuar. Kjo është hera e parë e vizitës në Brazil të krerëve më të lartë të SPAK, por jo e para në bashkëpunim në disatancë. 

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka shfaqur interes të bashkëpunimit me autoritetet braziliane në maj 2023, me praktikën hetimore të sasisë prej 69 kg kokainë të sekuestruar më 18 maj 2021 në anijen “NSC Atros”. Lënda narkotike në fjalë do të nisej nga porti i Sao Paolos me destinacion Valencian në Spanjë. Nga hetimet e përbashkëta të kryera, SPAK në kuadër të dosjes "Metamorfoza 2" procedoi shqiptarët, Ismail Zeneli, Eralbi Breçani dhe Ergys Dashin, por për këtë të fundit hetimi u ndërpre pasi rezulton të jetë vrarë më herët po në Brazil.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?