VLORË - 30 punonjës të kompanisë “Red Star Ferries” që operon në linjën e udhëtimit Vlorë-Brindizi të pushuar nga puna për shkak të shkurtimeve janë tubuar sot në ambientet e portit të Vlorës.
Shkurtimi i tyre ka ardhur pasi në këtë linjë tashmë është futur edhe një tjetër kompani, ndërsa udhëtimet e trageteve bëhen mbi bazën e një grafiku të miratuar nga porti i Vlorës.
Të veshur me bluzë ku shkruhej “drejtor i korruptuar dhe konkurrence e lirë" protestuesit mbajtën disa orë të bllokuar punën në port, ndërsa kërkojnë ndërhyrje për zgjidhjen e këtij problem.
Futja në treg e kompanisë tjetër ka shtuar konkurrencën në këtë sektor e janë shënuar disa herë përplasje oraresh mes trageteve te kompanive.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO