Linjë e re e tensionit të mesëm përgjatë autostradës Laç-Mamurras

Linjë e re e tensionit të mesëm përgjatë autostradës Laç-Mamurras

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, përmes një investimi me vlerë 468 milionë lekësh ka bërë të mundur ndërtimin e linjës së re të tensionit të mesëm në të dyja krahët e autostradës Laç-Mamurras.  Me investimin e ri, janë 4 fidra kabllor, me gjatësi 33 kilometra rrjet kabllor në tension të mesëm, si dhe është shtrirë rreth 25 kilometra rrjet i tensionit të ulët.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka kryer një inspektim në punimet që po kryhen për realizimin e këtij investimi. Drejtori Rajonal i OSHEE, Agron Malaj, sqaroi se janë ndërtuar 30 kabina të reja, ndërsa shtoi se janë sistemuar rreth 500 abonentë me perspektivë zgjerimi në 1500.

Gjithashtu janë sistemuar edhe 1000 biznese me kapacitet të konsiderueshëm në konsumin e energjisë. Malaj bëri të ditur se në saj të këtij investimi është bërë e mundur dhe reduktimi i humbjeve në rrjet. “Ka ulë problematikat dhe defektet sepse nga 250 kabina kemi rënë në 30. Është bërë një punë goxha cilësore”, u shpreh Malaj.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi se rritja e kapaciteteve edhe më tepër se 1500 abonentë është synimi në këtë projekt.

“Ky është një investim prej 468 milionë lekësh dhe çfarë është më e rëndësishmja përveç faktit që ndihmon bizneset e zonës për të zhvilluar më tej investimet e tyre ka ulur humbjet të cilat janë objektivi kryesor për përmirësim që ne në OSHEE kemi, dhe kjo është diçka për t’u shënuar. Padyshim rritja e kapaciteteve edhe më tepër se 1500 abonentë është synimi ynë edhe në këtë projekt”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e cilësoi investimin në fjalë si shumë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të zonës.

“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm, kryesisht në mbështetje te bizneseve të zonës, sepse siç thamë këtu janë të vendosura bizneset më të mëdha të zonës, por sigurisht ndikon dhe tek abonentët tek familjarët për rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimit”, u shpreh ministrja Balluku.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb