Tiranë - Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të enjte kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli me 100 orë punë në interes publik i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje

Në 12 nëntor SPAK dha pretencën për Shkrelin, të cilin e akuzon për korrupsion aktiv në zgjedhje. Prokuroria e Posaçme kërkoi që Shkreli të shpallet fajtor dhe të dënohet me 1 vit burg, si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Sipas SPAK-ut, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Shkreli u premtoi zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë e Vaut të Dejës, ndërtimin e një linje elektrike në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate.

Më herët Shkreli ka deklaruar se nuk ka ofruar apo premtuar asnjë përfitim në këmbim të votës, duke sqaruar se ndërhyrjet ishin pjesë e angazhimit të tij si kryebashkiak.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë