TIRANË- Gjykata e Posaçme dënoi këtë të enjte me 1 vit burgim të konvertuar në 100 orë punë, në interes publik, kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli
Shkreli u gjet fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje. Hetimet zbuluan se gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Shkreli u kishte premtuar zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë e Vaut të Dejës, ndërtimin e një linje elektrike në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate.
Prokuroria kishte kërkuar nga Gjykata dënimin e kryebashkiakut me 1 vit burg, si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
Vetë Shkreli ka mohuar akuzat duke deklaruar se nuk ka ofruar apo premtuar asnjë përfitim në këmbim të votës, dhe se ndërhyrjet për linjën elektrike, ishin pjesë e angazhimit të tij si kryebashkiak.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë












Komente
Komento