Grupi i muzikës rrok alternative “Linkin Park” pritet të vijë së shpejti me albumin e tyre të gjashtë.

Anëtarët e grupit janë shprehur për mediat e huaja se ky album pritet të jetë ndryshe dhe plot risi dhe kjo sidomos falë punës së vokalistit Chester Bennington.

“Së fundmi, puna e Chesterit ka qenë e pabesueshme. Ai do të vijë në studio për të regjistruar.

Ai është përfundimisht një njeri që ka shumë brenda tij dhe mund të thuhet diçka e tillë edhe kur e shihni të performojë.

Albumi I grupit “Linkin Park” do të titullohet “Recharged” dhe pritet të publikohet në datën 29 tetor.

linkin park

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)