Linte tre fëmijët e saj të mitur të jetonin mes buburrecave dhe i nxirrte të lypnin në rrugë, arrestohet nëna shqiptare në Greqi

Linte tre fëmijët e saj të mitur të jetonin mes buburrecave dhe i nxirrte të lypnin në rrugë, arrestohet nëna shqiptare në Greqi

Foto ilustruese

Një 32-vjeçare shqiptare është vënë në pranga, pasi jetonte në kushte ekstremisht të këqija dhe aspak të shëndetshme me 3 fëmijët e saj të mitur në Greqi.

“Djallëzore” e cilësuan mediat shtëpinë në të cilën jetonte nëna e tre fëmijëve të mitur, 2, 3 dhe 6 vjeç dhe bashkëjetuesi i saj 54-vjeçar.

Siç rezultoi nga hetimet paraprake shqiptarja i nxirrte fëmijët e saj të lypnin çdo pasdite në zonën e Monsatirakit, në Athinë.

Denoncimi është bërë dje në Departamentin e “Shën Panteleimonit” nga babai 48-vjeçar grek i tre fëmijëve , për pasojë policia ka shkuar në shtëpinë e “ferrit” dhe ka vënë në pranga nënën shqiptare dhe bashkëjetuesin e saj.

“Sipas 48-vjeçarit më 5 prill 2022 babai i fëmijëve ka marrë një telefonatë nga një shok i cili i ka thënë se fëmijët e tij të mitur jetojnë në kushte të rrezikshme për shëndetin e tyre dhe konkretisht se në shtëpi ka buburreca dhe fëmijët kanë pickime nga insektet në trupin e tyre, ndërsa kanë se parë 32 –vjeçarja ka përdorur fëmijët e mitur për të lypur në kishën e Panagia Grigorousa në Monastiraki,”, shkruajën mediat greke.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025