LION - Interpoli shpërndau një mandatarresti ndërkombëtar në kërkim të ish-presidentit ukrainas, Viktor Janukoviç, sipas një njoftimi të konsultuar në faqen e internetit të organizmit të bashkëpunimit policor me qendër në Lion (Francë).
Janukoviç kërkohet për shpërdorime financiare.
Ukraina i kishte kërkuar Interpolit që marsin e kaluar që të jepte njoftimin për arrestimin e tij me akuzën për "abuzim me pushtetin dhe vrasje".
Presidenti rus, Vladimir Putin ka pranuar më 24 tetor se Moska kishte ndihmuar ish-presidentin që të largohej nga vendi pas rrëzimit të regjimit të tij./ATSH/