Lionel Messi i dha avantazhin Argjentinës kundër Algjerisë në ndeshjen e Grupit J të Kupës së Botës 2026. Në minutën e 17-të, Leo mori një pasim nga de Paul dhe me të majtën nga jashtë zone ia ndali sferën në rrjetë portierit Zidane.

Goli i sotëm ishte i 14-ti për Messin në Kupat e Botës, teksa ai luan në Botërorin e gjashtë. Për herë të parë ai debutonte në vitin 2006 (më 16 qershor, 20 vite më parë) me Argjentinën në Botëror, duke shënuar kundër Serbisë dhe Malit të Zi në fitoren 6-0, paçka se futej nga stoli.

Për Messin ndeshja e sotme është e 200-ta me Argjentinën në gjithë historinë, duke gjetur golin e 118-të me kampionët në fuqi të Botërorit. Për momentin Messi është njeriu i vetëm mbi tokë që ka luajtur në gjashtë Kupa Bote.


Lajmi kryesor:

Formacionet/ Lionel Messi luan nga minuta e parë dhe vendos rekord në Botëror, titullarët e Argjentinë - Algjeri