Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia në Serbi. Lajmin e konfirmoi ministria e Brendshme e Serbisë, e cila tha se ata akuzohen për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.
Sipas Ministrisë së Brendshme serbe, një prej të ndaluarve kishte publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me një bluzë me hartën e “Shqipërisë së Madhe”, duke udhëtuar me një automjet “Audi” së bashku me tre personat e tjerë.
Shqiptarët akuzohen se kanë përdorur fjalë të papërshtatshme ndaj Republikës së Serbisë.
Të ndaluarve u është komunikuar masa e paraburgimit deri në 48 orë, pas së cilës do të dalin para Prokurorisë Publike në Beograd.
_________________
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente












