Lionel Messi, shënuesi më i mirë në historinë e Barcelonës

Lionel Messi, shënuesi më i mirë në historinë e Barcelonës
Legjenda e re dhe e gjallë e Barcelonës quhet Lionel Messi. Me kaq pak vjet dhe kaq shumë jetë përpara, Messi e ka vendosur emrin e tij si i pari në listën e golashënuesve të klubit gjigant nga Katalonja.

Një tripletë mjeshtërore kundër Granadas bëri që Messi të arrijë shifrën e 234 golave me fanelën e klubit të tij. Në këtë mënyrë ai e kalon mitikun Cesar që kishte arritur 231 gola.

Për më tepër, Messi të martën e ka arritur në 19 numrin e tripletave.Shifrat për të tregojbë se "pleshti" ka arritur 5 gola në ndeshje, 103 gola për 97 ndeshje, e ka fituar 3 herë Topin e Artë, e ka fituar 1 herë Kupën e Mbretit, 2 Botërore të Klubeve të FIFA-s, 3 Liga të Kampionëve dhe 5 Liga spanjolle. Për më tepër, tashmë e ka kaluar në La Liga Ronaldon me 2 gola më shumë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Nuk ishte parashikuar të vinte', Xavi Hernandez: Braziliani bën polemika të kota

'Nuk ishte parashikuar të vinte', Xavi Hernandez: Braziliani bën polemika të kota