Liqeni i Batllavës i ndotur nga
mbeturinat dhe ujrat e zeza

Liqeni i Batllavës i ndotur nga<br />mbeturinat dhe ujrat e zeza
Liqeni i Batllavës edhe pse shfrytëzohet për ujë të pijshëm dhe po ashtu për frekuentimin e qytetarëve kryesisht gjatë sezonit veror, ai është ndotur si pasojë e mbeturinave të shumta që gjenden brenda dhe rreth tij.

Por, përveç mbeturinave, këtë ujë e ndotin edhe hotelet dhe shtëpitë, të cilat ndodhen pranë liqenit të Batllavës, të cilat i derdhin të gjitha ujrat e përpunuara në liqen, përmes tubave të kanalizimeve që i kanë vendosur vetë aty.

Një gjë e tillë është e ditur edhe nga vetë komuna, e cila thotë se në këtë liqen derdhen ujrat jo vetëm të shtëpive dhe hotelerive që ndodhen aty pranë, por edhe i gjithë fshati Orllan dhe fshatrat e tjera përreth tij, të cilët nuk e kanë të rregulluar sistemin e kanalizimit.

batllava e ndotur

Zëdhënësi i kësaj komune, Nazmi Elezi, tha për KosovaPress, se komuna e Podujevës është e vetëdijshme për këtë gjë, por, se nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të krijuar një sistem të tillë të kanalizimi, për këtë arsye ata nuk kanë çfarë të bëjnë. Sipas tij, ata kanë kërkuar ndihmë nga qeveria e Kosovës, duke shtuar se kanë marrë premti me prej tyre që do të bëhet një realizim i tillë, edhe pse nuk dihet se kur.

“Komuna është e vetëdijshme se në liqenin e Batllavës derdhen ujra të zeza, sepse fshati Orllan dhe disa fshatra përreth nuk e kanë të rregulluar sistemin e kanalizimit. Mirëpo, rrjeti i kanalizimit për këto fshatra është një projekt shumë i kushtueshëm, të cilën Komuna e Podujevës me buxhetin që ka nuk mund ta përballojë. Ai konsiderohet se kushton diku mbi 1 milion euro, mirëpo ne kemi marrë premtime edhe nga qeveria se ata do të merren me këtë çështje dhe do të realizohet me ndihmën e tyre. Besojmë se së shpejti edhe fshati Orllan edhe objekti përreth liqenit do të përfshihen në rrjetin e kanalizimit, i cili do të jetë edhe për fshatrat tjerë përreth”, tha Elezi.
 
Shefja e sektorit të ujit, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Burbuqe Nushi-Latifi, siguron qytetarët të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga ky liqen, se ai ujë është brenda standardeve të parashikuara dhe se analizat e këtij uji bëhen çdo ditë.

Mirëpo, sipas saj, për shkak të ndotjeve të shumta, ekziston mundësia e kontaminimit të ujit dhe për këtë arsye ata zakonisht kanë probleme kur ka shira të mëdha ose kur ka rritje të shpejtë të nivelit të liqenit.

KosovaPress ka tentuar të flas edhe me qeverinë e Kosovës, për të mësuar nëse një projekt i tillë është i gatshëm të bëhet, mirëpo, një gjë e tillë nuk ka qenë e mundshme.
Kështu që, deri sa qeveria të marrë ndonjë hap në këtë drejtim, këto fshatra do vazhdojnë të derdhin ujërat e zeza në ujin e liqenit të Batllavës. E sa i përket mbeturinave të shumta, Elezi thotë se ata gjatë sezonit të verës kanë dy punëtorë sezonalë, të cilët kujdesen që t’i largojnë mbeturinat përreth këtij liqeni. Mirëpo, në anën tjetër, siç duket këta punëtorë nuk po e kryejnë siç duhet punën e tyre, për shkak se në këtë liqen mund të shohësh gjithandej papastërti./KosovaPress/ ATSH


Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror