Sot janë mbajtur provat gjenerale të premierës së baletit “Liqeni i Mjellmave”, premiera e parë e vitit që trupa e baletit kombëtar do të mbajë këtë fundjavë në Pallatin e Kongreseve.
Ndryshe nga tradita e krijuar nga baletmaestër Ilir Kerni, ku provat gjenerale të baletit ishin një spektakël i vërtetë me dyer të hapura për spektatorët dhe median, drejtoresha aktuale ka preferuar t’i mbajë të mbyllura për median dhe për këdo.
Siç kanë raportuar edhe më parë burime të Shqiptarja.com, koreografët Enada Hoxha dhe Gerti Vaso, me ide të paqarta për vënien në skenë të një "Liqeni Mjellmash" as musical, as stil klasik, po eksperimentojnë në kurriz të trupës duke e rraskapitur atë. Nuk u respektuan ditët për audiencën, ditët e duhura për provat, shpallja e listës së balerinëve në kohë duke çuar në një sforco të padurueshme për disa.
Sërish burime për Shqiptarja.com thanë se disa balerinë u lënduan gjatë provave. Ndërsa në foto mund të shihni një nga balerinat e para të TKOB, Ledia Sulaj, me një foto të publikuar në faqen e saj FB, ku tregon “rraskapitjen pas provave”.
Sulaj do të interpretojë Odetë/Odilë në natën e parë, natën e dytë këtë rol e interpreton vetë drejtoresha Enada Hoxha, ndërsa të dielën, natën e tretë e interpreton balerina e parë Adela Muçollari.
Provat gjenerale me dyer të mbyllura janë gjithashtu një hap pas i traditës dhe punës që kishin ngritur me mund paraardhësit e Baletit shqiptar, shpresojmë dhe urojmë që stërmundimi jo profesional i trupës të japë rezultatet e duhura dhe të pëlqyeshme të paktën për spektatorët në sallë.

Balerina e parë Ledia Sulaj gjatë provave

Drejtoresha e baletit Enada Hoxha do të interpretojë natën e dytë

Balerina e parë Adela Muçollari do të interpretojë të dielën, natën e tretë
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com