Liqeni i Ohrit, syri dhe shpirti i Pogradecit
Nga liqeni tek lulet, nga mjelmat tek korani, nga e sotmja në të shkuarën e një vendi që ofron mundësi pafund pushimi mes natyrës dhe kulturës së lashtë
Korani, mjelmat dhe lulet….e pastaj vargjet lasgushiane! Mjafton të përmendësh këto fjalë kyce dhe kuptohet se fjala është për një nga mrekullitë e natyrës në vendin tonë, liqeni I Ohrit, syri shpirti dhe jeta e Pogradecit. I shpallur në vitin 1980, nga UNESKO, si vend i trashëgimisë të kulturës natyrore me rëndësi botërore, liqeni i Ohrit është ndër perlat ujore më të spikatura në të katër stinët e vitit. Kur Pogradeci zbardhet në dimër, ai është një sy I kaltër, I gjallë që konstraston bukur me bardhësinë e dëborës. Nëse kalon fundjavë apo ditë vere në Pogradec padyshim që liqeni është vendi protagonist I pushimeve të kujtdo që stacionohet në këtë qytet qoftë edhe për një fundjavë të vetme. Liqeni i Ohrit u krijua 5 milionë vjet më parë nga një shembje e tokës në pjesën perëndimore të Alpeve Dinarike. Origjina e tij njihet si tektonike fundosëse dhe vazhdon të jetë akoma aktiv. Në të gjithë botën ka vetëm pak liqene me këtë origjinë midis të cilëve më të njohurit janë liqeni Bajkal dhe Tanganika. Eshtë një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe sipas matjeve thellësia e tij rezulton 288 metra, por besohet të jetë akoma edhe më I thellë.
PARQET E POGRADECITDuke shëtitur përgjatë liqenit mund të gjeni shumë bare dhe restorante, shtëpit pushimi dhe hotele të cilat ofrojnë mundësi akomodimi të ndryshme. Por mos harroni të shijoni edhe parqet e luleve, një traditë e ruajtur me fanatizëm edhe në ditët e sotme. Ju mund të shëtisni në shëtitoren “1 Maji”, përgjatë plazhit te qytetit dhe të shijoni peisazhin e mrekullueshëm të “liqerit që dremit”
Ekskursione ne PogradecPor nëse nuk doni të mjaftoheni vetëm me liqenin, mund të eksploroni Pogradecin nëpërmjet ekskursioneve të ndryshme. Kështu mund të vizitoni Linin, një gadishull i vogël në brigjet perëndimore të Liqenit ku ngrihet edhe një fshat me të njëjtin emër. Në jug të tij,në thellësinë 2-3 metra ndodhen disa palafite. Ai është një vendbanim i tipit liqenor ndërtuar në sipërfaqe të liqenit. Katër kilometra nga Pogradeci, në Tushemisht mund të vizitoni pikën turistike të Drilonit, që ka marë emrin nga lumi që buron aty . Pemët e shumta dekorative dhe bimët e ndryshme janë në harmoni të plotë me ujrat e kristalta të lumit Drilon, rrugicat për shëtitje, urat karakteristike prej druri dhe zogjtë. Tushemishti ka një histori të veçantë sepse edhe mbreti Zog edhe ish diktatori Hoxha kalonin pushimet e Verës në këtë vend special. Ju mund të vizitoni ndërtesën ku ata kanë ndenjur, e cila tani është kthyer në hotel dhe restorant me kuzhinë të shkëlqyer vendase dhe kontinentale! Një tjetër sugjerim për ekskursion është edhe fshati i Potkozhanit. Shtëpitë janë shumë të bukura. Rrugët midis tyre janë të shtruara me kalldrëm, ndërsa pjergullat dhe pemët e manit mbulojne muret dhe varen mbi rrugicat. Banoret mikprites te fshatit ofrojne strehim per turistet ne shtepite e tyre dhe ushqim tradicional me specialitete te ndryshme vendase. Guri Kamjes është një tjetër sugjerim për ata që preferojnë natyrën. Formacioni natyror shkëmbor është krijuar nga erozioni dhe erërat në shekuj. Ai ka mjaft 0shpella me vizatime me skena gjuetie. Studiuesit debatojnë nëse ato datojnë nga prehistoria ose nga mesjeta e hershme.
Piknik ideal mund të bëni në Burimet e Kabashit të cilat gjenden vetëm 2 km nga Pogradeci. Nëse ngjiteni përgjatë rrjedhës së lumit do të zbuloni burimet me ujë të kristaltë, lëndina te gjelberuara dhe hije te freskëta.
Nëse jeni të pasionuar pas arkeologjisë atëherë mos lini pa vizituar varret e Selcës. Pesë varre të lashta monumentale që datojnë nga shekulli IV para Krishtit janë pjesë e kolonisë të lashtë të Pelionit (ku ka jetuar mbreti Ilir, Klit). Aty janë gjetur objekte që datojnë nga epoka e Bronzit rreth mezit të shekullit VI duke përshirë thesare Jonike, objekte bronzi dhe qeramike, armë dhe sende ari. Pogradeci është I pasur edhe me kisha të vjetra që mund të vizitohen. Ndër to sugjerohen kisha e Shëm Marenës dhe ajo e Shën Bitrit.
(Shkrimi u botua ne te perjavshmen FUNDJAVA, te gazetes Shqiptarja.com)(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.3%
-
Jo
30.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3657
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23