POGRADEC - A1 Report sjell këto pamje jo nga Antarktida dhe as nga Poli i Veriut, por ato i gjeni në Liqenin e Ohrit në Pogradec.

Temperatuarat nën zero i ka shtuar edhe më shumë romanticitetin qytetit muze te Lasgushit, Pogradecit.

Stalaktite që shihni në këto pamje janë krijuar përgjatë bregut të liqenit nga dallgët e tij. Dëbora e parë e rënë pas shume vitesh në qytetin e Pogradecit e ka transformuar këtë qytet duke e kthyer një atraksion tursitik.

Qytetarët ndërsa në verë shijojnë ngrohtësinë e ujit të liqenit dhe bukurinë e tij, tashmë në këtë fillmiviti mund të shijojnë këtë peizash të krijuar nga vetë natyra. 

Qyetarë, vizitore dhe turiste po shijojnë bukurine dhe spektaklin e ofruar nga Liqeni i Ohrit duke sfiduar temperaturat e ulëta. Prej ditesh debora, i ftohti siberian dhe ngricat kanë pushtuar më shumë se gjysmën e vendit duke sjellë problematika për jetën e banorëve dhe lëvizjen e automjeteve. 

Ndër to është edhe Qafë Thana, aksi nacional i cili shkon drejt Liqeni te Ohrit. Po ashtu problematike janë edhe akset që shkojnë drejt Korcës dhe julindjes së vendit. Pavarësisht hedhjes se kripës ato vazhdimisht bëhen të pakalueshmë për shkak të akullit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)