SHKODER- Që prej 15 prillit peshkatarët janë të ndaluar të gjuajnë peshk në liqenin e Shkodrës. Ky është një rregull që zbatohet çdo vit duke qënë se për një muaj e gjysëm është koha e shumimit të peshkut.
Drejtori i Inspektoriatit të Peshkimit për Shkodrën, Avenir Derraj shprehet se të gjithë ata peshkatarë që do të tentojnë të gjuajnë peshk në mënyrë të paligjshme apo edhe të gjithë ata biznese të cilat do të tregtojnë peshk gjatë kësaj periudhe do te dënohen me gjoba përkatese.
Nga 15 prilli deri më 30 maj, Inpsektoriati i peshkimit në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera do të jenë në një vëzhgim të rreptë gjatë gjithë vijës së liqenit të Shkodrës që nga fillimi i Shirokës e deri në kufirin ujor që ndan Shqiperinë me Malin e Zi.”- thotë Avenir Derraj, drejtor i Inspektoriatit të Peshkimit
Inspektoret thonë se një pjesë e mirë e peshkatarëve janë të ndërgjegjësuar, sa i takon atyre që nuk do ta respektojnë periudhën e ndalimit të gjuetisë do të gjobiten e në rast te përseritjes do të ndiqen penalisht.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com