Turqia ka akuzuar presidentin e SHBA-ve Donald Trump se ka sulmuar monedhën e kombëtare turke. Akuzat e tij vijnë pasi lira humbi rreth 40 për qind të vlerës së saj ndaj dollarit amerikan këtë vit.

Monedha e vendit tonë është vënë në shënjestër drejtpërdrejt nga presidenti amerikan. Qëllimi i tij është të detyrojë Turqinë që të gjunjëzohet. Ne e kemi kuptuar lojën tuaj dhe do ta sfidojmë.

Rexhep Erdogan

Lira turke mori një goditje masive ndaj dollarit të premten pas vendimit të Trump për të dyfishuar tarifat mbi importet e aluminit dhe çelikut.  Për të qetësuar tregjet, qeveria i udhëzoi institucionet e saj për të zbatuar një seri veprimesh të hënën.