Pas njoftimit nga Banka Qendrore e Turqisë se nuk do të ndërhynte në stabilizimin e normave të interesit, lira turke vijon zhvlerësimin e saj kundrejt dollarit në një klimë të paqëndrueshme politike ndërsa priten zgjedhje të reja legjislative.Lira turke (TL) shënoi një rekord të ri mjaft të ulët me një humbje prej 1.31 për qind kundrejt dollarit dhe 0.62 për qind kundrejt euros, duke u këmbyer respektivisht në treg me 2,906 TL dhe 3.20 TL.
Dje monedha turke këmbehej kundrejt 2,86 lira turke për një dollar dhe kundrejt 3,17 lira turke për një euro.
Gjatë mesditës Banka Qendrore Turke vendosi të mbajë të pandryshuar normat e interesit.