Liri Berisha numëron të vdekurit

Liri Berisha numëron të vdekurit

Liri Berisha dhe Armina Mevlani

28 vjet më parë një mjekeje pediatre lagjeje, shqiptarët ia votuan burrin. Burri u bë President Republike, mjekja e lagjes Zonja e Parë e vendit. Burri, dalldisi ca nga hakmarrja krahiniste dhe ca nga mosnjohja e pushtetit. Vodhi lekët e miletit me fajde, gjakosi atdheun me 2 mijë viktima dhe ndërkohë u zbyth me votë në qershorin e nxehtë të vitit 1997. Doktoresha e fëmijëve bashkë me fëmijët e saj biologjikë shkoi u fsheh ca kohë në Itali.

Burri u kthye në opozitë, gruaja u kthye në atdhe dhe për gati 8 vjet ndenjën të dy në vegjetim derisa shqiptarët i votuan e i rikthyen në pushtet. Burri Kryeministër, gruaja Zonjë e Dytë e vendit por përsëri huqin e vjetër nuk e kishin harruar. Thirrja e gjakut i ndërzeu sërish dhe në Gërdec, nëpërmjet grykësisë së djalit të tyre, vranë 36 hallexhinj të pafajshëm dhe 3 vjet më vonë në janar të 2011 vranë edhe katër të tjerë.

Shqiptarët nuk ua falën krimet dhe ashtu si në qershor të 1997, edhe në qershor të 2013 i zbythën përfundimisht. Plakun Sali e nxorën në Kemp, plakën Lirie e nxorën në Pension. Duke parë devijimin psikik permanent të Berishës, mileti fjeti mendjen te urtësia dhe kujdesi i doktoreshës pediatre. Mendonin se kjo e fundit do e mbante nën kontroll burrin pacient të saj por fatkeqësisht të dy këto kohë pandemie janë katandisur në numërues kufomash...

Oj Lirie, oj Liri Berisha. E diplomuar dhe e betuar hipokratikisht si mjeke. Ti sot bashkë me burrin tënd duhet të jepje sikur edhe virtualisht ndihmën mjekësore në gjëmën që i ka rënë Botës, Kontinentit, Atdheut. Oj Lirie, oj Liri Berisha që ke zhveshur përparësen e bardhë të mjekes dhe ke veshur mantelin e zi të mortjes. Foli burrit oj Lirie, mblidhe dhe përmblidhe se çdo natë nga shtëpia juaj spërkasni me teshtimën e kobit plagët e shëruara me vështirësi të këtij vendi. Nxirrni nga mendja drejt gojës duke përcjellë vetëm urrejtje për gjysmë atdheun tuaj dhe harroni se në këtë vend u lindët, u rritët, u arsimuat, u dashuruat, u martuat, lindët pasardhësit, vodhët, vratë, përçatë.

Foli burrit oj Lirie Berisha se ky vend të cilit ia shtoni çdo natë fiktivisht numrin e arkivoleve, është toka ku prehen të parët tuaj, toka ku do preheni ju, pasardhësit tuaj dhe ne të gjithë bashkë.

Foli burrit oj Lirie se e keni kthyer shtëpinë tuaj në agjenci funerale ku nuk u dalin llogaritë politike-cinike mes mortjes dhe jetës.

Shpërndani optimizëm oj Lirie se e nesërmja do jetë edhe një herë e bukur dhe e gjallë. Saliu do i shkojë në zyrë e do i bërtasë përsëri Lul Bashës, Armina do shkojë në Milano vetëm përsëri ndërsa Shkëlzeni do ta hajë sërish. Do e hajë sërish darkën te shtëpia e Skënder Gjinushit.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Orli: 27/04/2020 16:11

    Edhe une desha te pyesja,cfare lidhje kishte kjo vajtja e shkerdhenit te Skender Gjinushi?! Mbase ka dashur te thone tek Ali Alushani.

    Përgjigju
  • Luana Hidri: 26/04/2020 10:35

    Eh sa po me pelqeka ky artikull i lumte dora e mendja e i uroj shendet e suksese kush e ka qendisur. Jane te verteta te gjitha por e keqja eshte qe ata te poshter jane akoma gjalle per te nxjerre vrerr nga goja e shpirti i zi qe kane pasur e kane akoma . Me kete rast i uroj popullit qe ne kete kohe po lufton me nje armik te padukshem te lirohet sa me shpejte e te behet me i forte se me pare. I uroj shendet e pune te mbare ti lejne menjane luften per pushtet qe bejne politikanet por te shofin familjet e tyre e te jemi me te forte e me te bashkuar se me pare. Koha e plakut sali iku por kujdes se per pushtet behen te gjithe salinj. Edhe njeher ju uroj shendet e lumturi.

    Përgjigju
  • Labi: 26/04/2020 09:40

    Pershendetje z.Bledi!Te pergezoj per keto te verteta qe ke thene.Keto dhe te tjera mutesira qe kane bere ata ska njeri ne bote qe ti kundeshtoje.Nje pytje dua te bej Bledi ne qofte se do na japesh nonje mendim:-Me te gjitha keto krime qe ka bere Saliu dhe Mediu e disa te tjere,pse nuk i ndeshkon ligji?Shefi i shtabit qe u denua 8 vjet burg,pse se ben denimin po qendron ne Amerike?!etj,etj.

    Përgjigju
  • Lari: 25/04/2020 16:45

    Zakonisht gruaja e frenon burrin ne disa veprime.po kjo serbe duket eshte me keq nga plaku mmatuf Sal.keta jane si familje te nje calibri.funderina

    Përgjigju
  • edi: 25/04/2020 14:12

    Nusja duket e forte dhe i ngjan kodoshit vjehrri qe ai ben thirrje per kryengritje Nusja zbut femrat duke i joshur si te sillen me te dashurit Ku mund ti thone se une jam si zonje dhe mund te jetoj pa ty. So bjeri pragut te degjoje dera I ziu Shkelzen

    Përgjigju
  • bruxelli: 25/04/2020 12:53

    kETA SHPELLARET E SAL HALE VICIDOLIT ME KETE SERBEN E DUAN TE DJEGUR SHQIPERIN.BRUKSELI ESHTE 1,3000 MILION BANORE E SO JANE 1100 TE VDEKUR NGA SALIVIRUSI.BENI KRAHASIMIN OR VICIDOLAS EGERSIRA TE TOKES SE XANUN.

    Përgjigju
  • Edi: 25/04/2020 08:47

    Si eshte puna e Shkelzen tek Skenderi?

    Përgjigju
  • dibrani: 24/04/2020 19:36

    Familje vampiresh,zvarranike te peshtire.....

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 24/04/2020 16:37

    U shofte rraca.Rrace e qelbur.

    Përgjigju
  • O tej: 24/04/2020 16:28

    Po ku ka varr per jashtqitje si Berisha e Sllobodanke ata do ti pshirrin qente e rruges mbi kufoma

    Përgjigju
  • Hinglateri: 24/04/2020 16:23

    E bija e Sllobodankes rrace muti shkinat e hales

    Përgjigju
    • Anisa: 25/04/2020 11:16

      Ju shofte fara me gjithe sej

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord