Liria e medias- 24 gazetarë u
kërcënuan në Kosovë gjatë 2014-ës

Liria e medias- 24 gazetarë u<br />kërcënuan në Kosovë gjatë 2014-ës
Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, sot në mesditë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës zhvilloi një aktivitet simbolik para Teatrit Kombëtar në Prishtinë me moton “Fol mos hesht”.

Duke renditur disa prej kërcënimeve e sulmeve që janë bërë përgjatë një viti ndaj gazetarëve në Kosovë, kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirja Shabani, tha se “nuk janë thjesht emra, data dhe numra, por janë jetë të kolegëve tanë që u rrezikuan në përpjekje për të thënë të vërtetën”. “Për të zbuluar abuzimet me paratë publike, korrupsionin e për të informuar drejtë qytetarët me atë çfarë ndodh në vend.

Janë 24 raste vitin e kaluar kur gazetarët u kërcënuan dhe u sulmuan fizikisht në krye të detyrës. Vetëm këtë vit kemi 6 raste të dhunës ndaj gazetarëve”, tha ai.

Kjo, vijoi Shabani, tregon se të bërit gazetari në Kosovë nuk është aspak e lehtë dhe ne nuk jemi plotësisht të lirë në punën tonë.
“Kjo për shumë arsye. Duke filluar nga gjendja e rëndë financiare me të cilat përballen mediat ne vend, mungesa e funksionimit të rendit dhe ligjit, si dhe presionet e grupeve të interesit nga politika e biznesi. Fatkeqësisht një numër i madh i kolegëve gazetarë punojnë në medie pa kontrata pune dhe paguhen jo dinjitetshëm për punën që bëjnë. Madje shpesh edhe u vonohen pagat për muaj të tërë dhe nuk kanë kushte elementare për punë. Është shqetësuese se kjo gjendje vetëm po përkeqësohet”, tha ai.

[Gazetare-Kosove-3Maj2015-fotoATSH-BehlulJashari-2] Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bëri thirrje institucioneve që të vënë në funksionim mekanizmat ligjor për të krijuar një ambient më të përshtatshëm për zhvillimin e lirisë së shprehjes, si një instrument i rëndësishëm i zhvillimit të demokracisë.

“Kolegëve gazetarë u themi të mos dekurajohen nga situata e krijuar në vend dhe të vazhdojnë të raportojnë drejtë dhe në mënyrë profesionale. Të flasim për padrejtësitë që na bëhen duke filluar nga vendet tona të punës. ‘Fol, Mos Hesht!’ është edhe motoja e këtij aktiviteti”, u shpreh Shabani.

Ndërsa, “Liria e Gazetarëve dhe Pozita e Tyre” ishte titulli i tryezës që u organizua në Prishtinë, në prag të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim të ngushtë me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe Asociacionin e Gazetarëve Serbë në Kosovë dhe përkrahjen bujare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) përmes projektit të UNDP-së SAEK.

Sipas raportit të UNDP-së “Pulsi Publik”, vetëm 35% e qytetarëve të Kosovës besojnë që ka liri të shprehjes. Kosova këtë vit renditet e 100-ta nga “Freedom House”. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mirëpret vlerësimin e fundit të organizatës “Freedom House” dhe shprehë shqetësim për përkeqësimin e lirisë së medias në Kosovë./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës